Dueli ndaj Apolonisë, trajneri Mëziu: Kjo, finalja jonë e… parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2022 | 12:31

Dueli ndaj Apolonisë, trajneri Mëziu: Kjo, finalja jonë e… parë

Korabi nuk ka në plan të ndalet dhe aq më pak në shtëpi. Vërtet me Lushnjën la dy pikët e para pas 12 fitoresh me radhë (pas barazimit 0-0, që solli edhe shkarkimin e Artan Mërgjyshit nga stoli), por sot do të tentojnë kthesën.

Donald Meziu

Të lehtë nuk do ta kenë ama, pasi presin një ekip pretendent si Apolonia. Kundërshtari që deri në fazë të parë nuk kishte asnjë shans për të tentuar ngjitjen, sot është në të njëjtat pozita me dibranët. Është ky shkaku që këta të fundit e kanë marrë seriozisht këtë 90- minutësh.

Grupi pritet që të jetë i plotë dhe me një formacion të plotë, skuadra do të tentojë trepikëshin dhe blindimin e vendit të 3-të. Trajneri Donald Mëziu e quan një finale dhe paralajmëron se ekipi është gati për ta kaluar.

Është lakonik në deklaratën e tij për “Panorama Sport”, e megjithatë një mesazh të qartë e jep ama: “Kjo është finalja e parë e Korabit. Skuadra ka mbyllur përgatitjet dhe grupi i futbollistëve do të jetë i plotë”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"