“Dortmundi duhej të luftonte për titullin”, Mateus: Bajerni di si të ringrihet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 10:50

“Dortmundi duhej të luftonte për titullin”, Mateus: Bajerni di si të ringrihet

Humbja 4-2 në Gladbah ishte ndeshja e tretë pa fitore për skuadrën e Borusias së Dortmundit. Pasoja, vendi i shtatë dhe 13 pikë larg Bajernit që kryeson Bundesligën. Ish-kapiteni rekordmen i Gjermanisë foli edhe tone të ashpra për skuadrën verdhezi. “E kam theksuar edhe më parë që verdhezinjtë rrezikojnë pjesëmarrjen në Europë nëse vazhdojnë të luajnë në këtë mënyrë. Kanë humbur ndaj dy skuadrave rivale për një vend në Champions”, tha Lotar që shton: “Kush humbet në futboll do të thotë që ka bërë gabime në momentet kyçe të ndeshjes. Është e vështirë për të justifikuar një humbje e tillë, nuk mjafton loja e bukur dhe sulmuese.
Mateus
Duhen pikët. Dortmund është një klub i madh i cili duhet të ishte në luftë për titull. Ndeshjet direkte me Bajernin nuk kanë treguar diferenca të mëdha në fushën e blertë. Por problemet duken të jenë më të thella se kaq. Trajneri është i ri dhe përgjegjësitë nuk i përkasin atij. Marko Rojs që është edhe kapiteni i skuadrës është shumë i heshtur”, tha Mateus.

BAJERNI FAVORIT
BAJERNI BAYERN

Analisti i njohur nuk ka asnjë dyshim që edhe në këtë sezon Bajerni do të jetë skuadra kampione. “Ndeshja me Shalken ishte një tregues i qartë që skuadra e Hansi Flik ka diçka më shumë se rivalët. Edhe në momente krize ata dinë si të ringrihen. Mendoj që nuk do të ketë surpriza për vetë faktin që diferenca ka shkuar në shtatë pikë me vendin e dytë dhe 13 me Dortmundin. Lufta më e ashpër në Bundesligë do të jetë ajo për mbijetesë dhe për një vend në Champions. Skuadrat janë shumë të ngjeshura dhe nuk kanë diferenca të mëdha për sa i përket cilësive në skuadër. Shalke? Mendoj që nëse fitojnë 2-3 ndeshje radhazi do të kenë shansin për të mbijetuar. Fati i keq që nuk po ndihmohen nga tifozët të cilët do të ishin njëlloj si një lojtar i 12 për ta”, tha Mateus për gjendjen jo të mirë të skuadrës së Shalkes e cila rrezikon seriozisht rënien në një kategori më poshtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"