“Dora ishte në pozicion natyral”, Mezani e ka me të tijët: Lojtarët të mbajnë përgjegjësi, duhet t’i përmbushin detyrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2023 | 17:24

“Dora ishte në pozicion natyral”, Mezani e ka me të tijët: Lojtarët të mbajnë përgjegjësi, duhet t’i përmbushin detyrat

Laçi pësoi një humbje në fund në Kamzë përballë Kastriotit me rezultatin 2-1. Pas këtij takimi, trajneri i kurbinasve Gentian Mezani duket se e kishte me lojtarët e tij duke u shprehur se ata duhet të mbanin më shumë përgjegjësi.

bandicam 2023-04-02 17-18-21-759

“Sigurisht që kemi keqardhje. Jo vetëm keqardhje kemi lënë pikë që do të na kushtojë jashtëzakonisht shumë. Kemi mundur ne veten. Nuk mund të pësojmë gol në goditjet standarde në çdo ndeshje. Jemi munduar t;i përmirësojmë. Por të gjithë duhet të japim më të mirën e mundshme në fushën e lojës.

Unë e pash rastin dhe mendoj se dora është në pozicion natyral. Vetëm të heqë krahun. Nuk ka ku ta çoj dorën. Por pjesa mbrapa pas këtij goli të anuluar. Kur flet trajneri, lojtarët ta dëgjojnë. Ndeshja mbaron kur i bie bilbilit arbitri. Disa lojtarë nuk e kanë menduar mirë. Mendoj se janë pikë të lëna dhe jam pa fjalë.

E keqja e kësaj skuadre na ka shoqëruar. Ne duhet të pësojmë gol pastaj të reagojmë. Gjë që unë jam munduar të flas dhe të karikoj skuadrën. Nuk e dinë forcën e tyre. Këta lojtarë reagojnë pasi e pësojnë. Nuk është ndeshja e parë që humbasim me goditje standarde. Kur jepen detyra ato duhen t’i zbatojnë. sot dështuan në zbatimin e këtyre detyrave. Lojtarët duhen të jenë më të përgjegjshëm. Detyrat zbatohen kur jepen dhe duhen të marrin përgjegjësi. Unë mendoj se të gjithë lojtarët që futen në fushën e lojës janë të barabartë.

Shkurtaj ishte gati, por menduam siç po shkonte loja në mënyrë të tillë që nuk e futëm dot në fushë. Kjo është arsyeja”, u shpreh Mezani për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"