“Do të tentojmë vendin e dytë në grup”, Ismajlgeci: E ardhmja? Ndodhem te ekipi më i mirë në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2021 | 12:29

“Do të tentojmë vendin e dytë në grup”, Ismajlgeci: E ardhmja? Ndodhem te ekipi më i mirë në Shqipëri

Ditën e sotme, mbrojtësi i Tiranës, Marsel Ismajlgeci foli në konferenën për shtyp në prag të dy sfidave që Shqipëria U21 do të luaj në fillim të qershorit me Andorrën dhe Bullgarinë.

ismajlgeci

Ismajlgeci u shpreh se grupi është i mirë dhe pretendojnë të dalin të dytët, teksa komentoi dhe të ardhmen e tij si futbollist.

Objektivat: ”Me grupin që kemi, janë edhe disa lojtarë të rinj që kanë ardhur dhe do të përshtaten me grupin dhe mendoj se do të dalim të dytët”.

Grupi aktual “Grupi pak a shumë është i njëjtë, përveç disa lojtarëve që kamë ardhur të rinj dhe besoj se do bëjmë mire”.

Andorra “Që kur ka filluar grumbullimi, ne kemi qenë të gjithë të përqëndruar dhe me një qëllim, që të shkojmë në Andorra dhe të marrim tre pikët”.

Eksperienca tek ekipi A: “Ka shërbyer, ka qenë një eksperiencë shumë e mirë atje dhe besoj që me stërvitjet dhe ritmin që kisha te Kombëtarja A, do vazhdoj edhe tek U-21.

E ardhmja: “Synimi është për të lëvizur jashtë, për të gjetur një ekip sa më të mirë jashtë, por edhe nëse nuk ndodh një transferim, unë jam tek ekipi më i mirë në Shqipëri”.

21 vjeçarët e drejtuar nga Alban Bushi do të ndeshen në 4 qershor kundër Andorrës ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023, ndërsa në datën 8 qershor do të luajnë një miqësore në transfertë përballë Bullgarisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"