“Do të jem presidenti i peshëngritjes”, Gjoza ironizon rivalen Çuni: Ka dy rroga mesatare, sporti do investime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2020 | 14:29

“Do të jem presidenti i peshëngritjes”, Gjoza ironizon rivalen Çuni: Ka dy rroga mesatare, sporti do investime

Menjëherë pas dështimit të asamblesë zgjedhore, Elez Gjoza e drejtoi gishtin nga federata, duke i fajësuar për këtë situatë: “Normalisht jam shumë i shqetësuar për këtë që ndodhi, ndërsa nga ana tjetër jam i kënaqur nga komuniteti i peshëngritjes, ku të gjithë ishin sportistë apo trajnerë që kanë kontribuuar për vite në shtangë. Por, federatën e komandojnë disa elementë të cilët nuk lejojnë të zhvillohet asambleja, që është institucioni më i rëndësishëm që vendos zgjedhjen dhe shkarkimin e presidentit. Unë do të doja një votim të ndershëm, sepse kam mbështetjen e 80% të anëtarëve të kësaj asambleje.
Elez gjoza
Nuk mundet që kjo federatë të merret peng nga askush. Sekretari i federatës vendos veton për anulimin e kësaj asambleje me pa të drejtë. Ne ishim përgatitur që të zhvillohej sot (të shtunën). Unë nuk kërkova që të futem me dhunë në sallë, por parashtrova kërkesën time para asamblesë që të votonte për tri figurat e peshëngritjes si Belinova, Leka dhe unë, që kjo asamble të na jepte mundësinë ta garonim, pasi kjo e drejtë i takon vetëm asamblesë”, shprehet Gjoza, i cili më tej “thumbon” kundërshtaren Eglantina Çuni dhe thekson se do të jetë ai presidenti i ardhshëm i FSHP-së: “Nuk mund të zgjidhesh president vetëm se ke dëshirë. Një person që në familjen e tij ka 2 rroga relativisht mesatare nuk mund të bëhet president, sepse presidenca do investime, do vizion.
CUNI
Duhet një njeri që t’i qajë hallet dhe t’i pasurojë klubet duke u dhënë ndihmën. Unë jam i vetmi president që kam furnizuar me 70 komplete klubet sportive, ku vetëm 1 komplet kushtin 3600 euro. Federata ekzistuese për 3 vjet nuk ka sjellë asnjë bazë materiale. Ky është realiteti dhe me mbështetjen që më japin ekipet, unë do të jem presidenti i FSHP-së dhe nuk do t’i zhgënjej këta njerëz për mbështetjen që më kanë dhënë në këtë kohë pandemie”, përfundoi Gjoza.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"