“Do jetë beteja e jetës sime”, Veliaj për përplasjen me FSHF-në: Talenti i fëmijëve nuk mund të shkojë në pularitë e Shijakut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 14:51

“Do jetë beteja e jetës sime”, Veliaj për përplasjen me FSHF-në: Talenti i fëmijëve nuk mund të shkojë në pularitë e Shijakut

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur sot në një lidhje ‘live’ me News24 për përplasjen me FSHF-në. Veliaj tha se nuk do të heqë dorë dhe se do të jetë beteja e jetës së tij dhe se nuk është ppërfshirje e tij personale, por punë e bashkisë si institucioni që financon më shumë sportin.

VELIAJ

“Nuk është përfshirja ime personale. Është punë e bashkisë së Tiranës, është institucioni që financon më shumë sportin. Ju keni parë sa jemi investuar për sportin. Atë që kemi bërë me sportin, kujtoj baltovinën që ishte lartë tek liqeni, sot është një fushë e madhe futbolli.”

5 mandate

“Pasi bënë të gjithë këto beteja dhe shikon se si prindërit heqin 20-30 mijë lekë në muaj për të paguar për shoqatat, dhe shikon që këta fëmijë me talent që shkojnë deri në një farë niveli dhe më pas një grup i pazgjedhur i zgjedh këta.  Kanë 5 mandate që nuk japin llogari. Ku është fondi i solidaritetit. Bashkia ka bërë 100 investime në sport. Ku janë 100 fushat e FSHF-së. Kush i mori paratë?”

“Për sa kohë që kjo bashki është financuesja më e madhe e terreneve dhe për sa kohë këta talente pengohen në karrierën e tyre, kemi një mungesë transparence. Kur Platini bëri shkelje shumë më të vogla se këto që janë bërë në Tiranë, u përball me drejtësinë. Të pajtohesh për të 6-tin mandat me një grup njerëzish që nuk i kanë dhënë asgjë.”

 

“Unë s’kam asnjë interes personal, por nuk mund të jem kryetar i bashkie i një qyteti kur sa herë shkoj në një fushë sporti, të dëgjoj prindërit që thonë aman o kryetar s’mund të jetë sporti në dorën e një grupi njerëzisht. Unë do bëj betejën time, nuk mbaron me këto zgjedhje. Do jetë beteja e jetës sime.”

“Vilari në Spanjë 30 vjet vazhdoi të uzurponte atë institucion, megjithatë në një moment shteti veproi, drejtësia veproi, na trego paratë. Të kesh fusha të mira, salla sporti të mira, të investosh dhe gjithë talenti i fëmijëve të shkojë në pularitë e Shijakut nuk shkon”.

 

Kryetari i Bashkisë foli dhe për atentatin e djeshëm kundër Armand Dukës

“Së pari duhet ti ndajmë gjërat. Armand Duka është kundërshtari im, sepse ka marrë peng ëndrrat e mijëra fëmijëve të vegjël dhe kursimet e mijëra familjeve që duan t’i çojnë fëmijët në sport. Ai nuk është armiku im. Unë dua të zhbllokohet pengmarrja.

Ai është kundërshtari im dhe jo armiku im. I kam bërë thirrje prokurorisë, policisë, pashë pamjet, kjo është punë e ekspertëve. Askush nuk duhet të kalojë situata të tilla. Të dy jemi shqiptarë, e kemi bindje të ndryshme. Unë kam bindje për të hapur sportin ai për ta mbyllur. Në fund të ditës këto bindje të ndryshme s’na bëjnë armiq, por kundërshtarë. Unë i uroj jetë dhe shëndet dhe policia duhet përgëzuar që kishte bërë publike pamjet”

Audiopërgjimi

“Asnjë njeri nuk është perfekt. E folura në një grup burrash kur je i zhveshur me tuta në dhomë zhveshjesh dhe kur je në fushë futbolli nuk është skandal i madh. Kush është ndjerë i ofenduar dhe s’ka idenë se si bëhet muhabet çunash kërkoj ndjesë. Të gjitha argumentet qëndrojnë.”

“Ai është i vetmi ishull që nuk kontrollohet nga askush. Ju si media keni AMA-n. Unë kam bërë beteja të tjera plot, kam bërë edhe betejë për votën e emigrantëve. Nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur dhe të drejtë. Qytetarët duhet të ndihen keq që një fushë është pjesë e një paligjshmërie totale. Fëmijët janë pjesë e një bande të vendosur në Shijak.”

Takim me shoqatat

“Ne dje kemi pasur një takim me 25 shoqata nga 40. 25 drejtuesit e fushatave që janë njerëzit që janë regjistruar në shoqatë u ndien të fyer se panë njerëz të tjerë për të votuar mandatin e gjashtë. Kjo është betejë pa afat. Edhe nëse kjo zgjat 3 vite unë do bëj detyrën time si qytetar i angazhuar.”

“Ne kemi bërë 1 sondazh dhe 90% e qytetarëve ishte pro që FSHF po abuzon. Kush e ndjen që ka nevojë për Fair Player në futboll duhet të bëjë pjesën e vet. Ky realitet duhet ndryshuar. Fakti që në Tiranë 25 nga 40 shoqatat kanë çuar këtë problem në prokurori tregon shumë. Në finale fiton drejtësia, transparenca. Kjo bashki vjen me transparencë për punët që bën këtë duhet të bëjë deh FSHF, nëse nuk e bën duhet të largohet”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"