“Divorci” me Lacion/ E kërkon Spartaku, Sarri pret që ta thërrasë… Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 20:35

“Divorci” me Lacion/ E kërkon Spartaku, Sarri pret që ta thërrasë… Milani

Faqja e njohur ruse “Championat” i ka dhënë hapësirë të ardhmes së pankinës së Spartakut të Moskës, duke pasur parasysh faktin se klubi në fund të këtij sezoni duhet të ndajë rrugët me trajnerin Gijermo Abaskal, i cili nuk është i sigurt për qëndrim duke konsideruar rezultatet e marra deri më sot.

sarri

Shumë profile gjatë këtyre ditëve do të ishin lidhur me pankinën e Spartak Moskës, i cili në orët e fundit do të kishte kontaktuar drejtpërdrejt me Maurizio Sarrin për t’i ofruar atij rolin e trajnerit, duke pasur parasysh faktin se italiani aktualisht është pa ekip pas lamtumira e tij me Lacion.

Duke hyrë në detaje rreth lajmit, sipas të cilit Sarri ka refuzuar të jetë menaxher i klubit të Moskës, arsyeja mund të jetë dëshira e tij për të drejtuar Milanin nga sezoni i ardhshëm. Sarri, i cili nuk është vetëm ëndrra e një klubi, ua ka pranuar emisarëve rusë se synon të marrë Milanin në verë, nëse nga klubi milanez largohet Stefano Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"