Ditë vendimtare tek Tomori, zbulohet kur do të emërohet trajneri ri i beratasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2021 | 16:15

Ditë vendimtare tek Tomori, zbulohet kur do të emërohet trajneri ri i beratasve

Tomori mbetet ende pa trajner. U paralajmërua se javën e fundit do të kishte zhvillime për emërimin e pasardhësit të Bledar Sinellës, por kjo nuk ka ndodhur.

tomori

Këtë kampionat ekipi do të konkurrojë në Kategorinë e Parë dhe objektivi mbetet ngjitja në elitë. Nisur nga kjo, në klub nuk duan të nxitohen. Ata duan të peshojnë mirë çdo kandidat që kanë në tavolinë dhe më pas të marrin një vendim. Burime të besueshme pranë Bashkisë Berat thonë për “Panorama Sport” se kjo shtyrje nuk lidhet vetëm me pushimet, por edhe për t’i dhënë kohë ndërtimit të platformës dhe projektit ambicioz që pretendojnë të vënë në plan për edicionin e ri.

Më konkretisht, është vendosur që skuadra të fillojë përgatitjet pas datës 1 korrik. Po përfitohet nga ditët e mbetura në dispozicion për të kryer seleksionimin e emrave që janë në listë për stolin dhe deri në fund të qershorit do të zbulohet shumëçka për stafin e ri teknik. Pra, kjo javë do të jetë përcaktuese për të ardhmen e beratasve. Me të zgjedhur “timonierin”, drejtuesit do të kalojnë te ndërtimi i organikës. Do të ketë rinovimeve në radhët e lojtarëve që mbyllën kampionatin, si edhe afrime cilësore. E megjithatë, hapi i parë është zgjedhja e trajnerit.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"