Dinamo rrezikohet nga “eksodi”, 6 titullarë tundohen nga ofertat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2019 | 12:36

Dinamo rrezikohet nga “eksodi”, 6 titullarë tundohen nga ofertat

Dinamo vijon pushimet verore dhe aktualisht nuk ka asnjë plan konkret për sezonin e ri. Çdo gjë ka ndryshuar sa u takon financave. Nga burime të sigurta brenda klubit mësohet se vëllezërit Nuri, të cilët deri dje sponsorizonin në ekip, mund të shkëputen dhe një largim i mundshëm i tyre do të fuste në kolaps ekipin.

Dinamo

Administratorit Ismet Aliaj do t’i duhet të gjejë financues të tjerë, pasi buxheti modest që akordon presidenca për mbarëvajtjen e një sezoni të tërë, duke filluar nga faza përgatitore, merkato e rroga, nuk mund të garantojë pretendime madhore. Situata është e rënduar dhe askush nuk e di çdo të ndodhë dhe si do të procedohet në vazhdim. Kjo gjë nuk po ndikon mirë dhe te futbollistët, të cilët në mungesë të garancisë kanë filluar që të shqyrtojnë të tjera alternativa për të ardhmen.

Një prej atyre është Ervis Kaja, i cili mund të rikthehet në Kavajë. Mbrojtësi ka qenë pjesë e Besës dhe sezonin e shkuar, ndaj derisa ia njohin vlerat, nuk përjashtohet mundësia që të arrijë një akord. Gjithashtu dhe një pjesë tjetër e lojtarëve mund të largohet. Emra si Jetmir Sefa, Erxhan Muça, Ilir Allmuça apo Rei e Marlind Nuriu kanë oferta nga klube të tjera. Kështu që, nëse drejtuesit nuk do organizohen, konkretisht do mund ta shpëtojnë shpërbërjen e ekipit.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"