“Dhimbja është e papërshkrueshme”, futbollistët shqiptarë solidarizohen me të prekurit nga tërmeti në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 17:58

“Dhimbja është e papërshkrueshme”, futbollistët shqiptarë solidarizohen me të prekurit nga tërmeti në Turqi

Një tërmet i fuqishëm goditi sot Turqinë dhe sipas shifrave zyrtare mbi 2300 persona kanë humbur jetën. Për shkak të kësaj tragjedie sot u anuluan të gjitha ndeshjet e programuara dhe shumë fubollistë që luajnë ose kanë luajtur më herët atje kanë reaguar.

Collage Maker-06-Feb-2023-05.55-PM

Një ndër ta është sulmuesi i Majorkës Vedat Muriq. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se dhimbja që po përjetohet është e papërshkrueshme dhe se lutjet e tij shkojnë për këtë vend.

“Dhimbja që përjetojmë është e papërshkrueshme. Lutjet e mia, zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti… Shërim të shpejt të gjithëve. Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën, të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, shkroi Muriqi.

Edhe mesfushori shqiptar që luan për Istanbulspor, Eduart Rroca ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram llogarinë ku të gjithë mund të kontribuojnë për ndihmë për personat e prekur.

WhatsApp Image 2023-02-06 at 17.44.57PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"