Devolli: Kukësi i ndal shkodranët, me më shumë kohë do ishim më lart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 9:03

Devolli: Kukësi i ndal shkodranët, me më shumë kohë do ishim më lart

Kukësi vjen në momentin më të mirë për përballjen e nesërme me Vllazninë në “Kukës Arena”. Morali është i lartë dhe në kampin blu duan ta shfrytëzojnë në maksimum në favorin e tyre këtë element. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” para këtij dueli delikat, trajneri Bledar Devolli vlerëson dëshirën që kanë djemtë për të bërë përpara, ndërsa kërkon vetëm që skuadra të bëjë detyrën kundër Vllaznisë.

DEVOLLI

“Skuadra vjen e motivuar dhe kam parë dëshirë te të gjithë djemtë. Rezultatet e fundit i kanë bërë të gjithë optimistë dhe kemi besim që mund të bëjmë mirë. Sa i përket ndeshjes me Vllazninë, unë pres që ekipi im të bëjë detyrën, atë që unë i kërkoj në stërvitje çdo ditë. Kundërshtari ka pak rëndësi, pasi ne do të përballemi me të gjithë dhe për të arritur objektivin. Duhet të marrim rezultat pozitiv ndaj kujtdo që kemi përballë”, u shpreh fillimisht Bledar Devolli, i cili beson te vazhdimësia në rezultatet për të mbajtur gjallë edhe shpresat për mbijetesë. dhe ecuria që kanë pasur, nuk i ka lënë të shprehin atë që realisht kanë si futbollistë. Nëse do të kisha më shumë kohë në dispozicion, ju garantoj që do të ishim shumë më mirë nga ajo që jemi sot. Gjithsesi, ne kemi besim se do ta arrijmë objektivin.

POTENCIALI I EKIPIT Devolli thekson se stërvit një ekip me potencial e cilësi dhe nëse do kishte ardhur më herët do të ishin në të tjera pozita. “Këta djem kanë potencial për më shumë. Cilësia e tyre nuk vihet në diskutim, por situata tivin në fund të kampionatit”, vijoi më tej tekniku i verilindorëve, që duket se ka sjellënjë frymë të re në skuadër nëkëto kaq pak ditë që ështëbashkuar me klubin.

PORTA E PAPREKUR Në dy ndeshjet e fundit që Kukësi ka marrë fitoren, skuadra nukka pësuar gola. Për Devollin kjoështë një shenjë e mirë. “Kyfakt tregon se kemi bërë mirënjë pjesë të gjërave. Këtë kamdashur që në fillim kur erdha,të bëjmë kujdes për të ruajturportën e paprekur dhe tëshfrytëzojmë në maksimummundësitë që do të na paraqiten. Nëse bëjmë mirë detyratnë prapavijë, skuadra fiton besim dhe siguri, në këtë mënyrëjemi më të qetë që të veprojmëpërpara”, përfundoi prononcimine tij për gazetën tekniku iKukësit.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"