Dështoi te Partizani, 21-vjeçarit i del emri në merkaton italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2018 | 16:23

Dështoi te Partizani, 21-vjeçarit i del emri në merkaton italiane

Andrea Selvaxhio ishte një nga lojtarët e shumtë që Partizani afroi në verën e sezonit të shkuar sipas projektit italian. Mbrojtësi erdhi si sfiduesi i Fejzullahut në të djathtë të mbrojtjes, por nuk luajti asnjë ndeshje në kampionat.

Selvaxhio

21-vjeçari ishte një nga dështimet e mëdha te Partizani dhe pas largimit nga të kuqtë në nëntor të 2017-ës e deri më sot, ka mbetur pa ekip.

Selvaxhio2

Por, sipas lajmeve të merkatos që vijnë nga Italia, në skenë ka dalë edhe emri i mbrojtësit të djathtë, Andrea Selvaxhio, ku thuhet se janë tre ekipe në garë për shërbimet e tija. Piaçienca, Rieti dhe Ravena thuhet janë skuadrat që e duan në ekip Andrea Selvaxhion, i cili te Partizani rezultoi një dështim total.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"