Dështim spektakolar i Xhokoviç në Monte Karlo, ish-numri 1 i botës e sulmon: Ai është mbreti i budallenjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2022 | 19:25

Dështim spektakolar i Xhokoviç në Monte Karlo, ish-numri 1 i botës e sulmon: Ai është mbreti i budallenjve

Vendimi për të mos u vaksinuar kundër COVID-19 duket se po shkatërron përfundimisht karrierën e Novak Xhokoviç. Tenisti serb nuk po arrin të shfaqet në formën e tij më të mirë në këtë fillim viti pasi ka humbur shumë turne për shkak të pamundësisë për të marrë pjesë atje si pasojë e qëndrimit të tij kundër vaksinimit dhe në ato që luan, po eliminohet shumë shpejt.

1,w=993,q=high,c=0.bild

Kështu ka ndodhur edhe në turneun e ATP të Monte Karlos, ku Xhokoviç është eliminuar që në raundin e dytë përballë Alehandro Davidoviç Fokina, numrit 46 në renditjen botërore, në tre sete (3: 6, 7:6 dhe 1:6). Kritikave të tifozëve pas kësaj disfate në turneun e dytë të vitit që luan, u është shtuar edhe ajo e ish-numrit 1 në botë, Marcelo Rios, i cili nuk është kursyer ndaj serbit.

“Ai është budalla. Ai shkatërroi garën për të marrë titullin e më të mirit të të gjitha kohëve. Dhe vetëm për shkak të vaksinimit!”, tha Rios për gazetën kiliane “La Tercera”. “Nëse ti heq dorë nga një mundësi e tillë vetëm për shkak të një vaksinimi të thjeshtë, atëherë duhet të jesh mbreti i budallenjve”, tha Rios i cili ka mbajtur vendin e parë në botë në vitin 1998.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"