Dervishi: Kukësi kundërshtar i rrezikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2015 | 13:00

Dervishi: Kukësi kundërshtar i rrezikshëm

dervishiDrejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Dritan Dervishi e ka vlerësuar takimin ndaj Kukësit, të vështirë. Në një konferencë për shtyp, Dervishi foli edhe për largimin e malazezit Nikoliç . Ndër të tjera pohoi se Arlind Ajeti kishte qenë në planet e të kuqve, por mbrojtësi kuqezi firmosi me Frozinone.

“Kukësi është një kundërshtar i rrezikshëm. Ne i respektojmë ata por kjo nuk do të thotë që i kemi frikë. Në fakt ndryshimi në stol te Kukësi nuk mendoj se na favorizon sepse gjithmonë kur ndodh një ndryshim në drejtim lojtarët përpiqen të japin më të mirën e tyre për të fituar pikë në sytë e trajnerit”.

Nikoliç

“Nikolic, kërkoi largimin nga klubi. Ne pasi diskutuam me trajnerin Starova i dhamë atij ok­in për t’u larguar. Dua të nënvizoj se nuk kishm asnjë problem me këtë lojtar dhe ai u pagua rregullisht nga klubi gjatë gjithë periudhës që ishte pjesë e jona.

Ajeti

Përpara se të firmoste me Frosinonen, ishte shumë pranë nënshkrimit të një kontrate 3­vjecare me Veronën, nëse kjo ndodhte Ajeti mund të bëhej pjesë e Partizanit, por në fund gjithcka dështoi për shkak të ndërhyrjes së një personi”.

Merkato

” Unë jam gjithmonë në kontakte me klubin e Veronës por për të bërë të mundur afrimin e ndonjë lojtari nga Hellas duhet të këshillohem më parë me trajnerin Starova. Përsa i përket merkatos po punojmë për të afruar në Janar ndonjë tjetër element cilësor. E sigurtë është që nuk do të ketë më largime nga skuadra”.

Akuzat e Sinës

“Nga java në javë Partizani po sulmohet nga ekipet e tjera. Skuadra e fortë gjithmonë sulmohet, siç është sulmuar edhe skuadra e Skënderbeut, Tiranës etj. Përsa i përket akuzave të Elvis Sinës, mendoj se nuk i takon fare të flasë për ekipet e tjera, vetëm në qoftë se është ndonjë tifoz i Tiranës, Fanatics. Kjo tregon edhe njëherë se ekipi i Tiranës nuk ka staf të kualifikuar dhe se lejon çdo drejtues të spekullojë e akuzojë rezultatet e ekipeve të tjera. Federata duhet të marrë masa për këta drejtues që hedhin baltë ndaj futbollit, prishin imazhin e tij.Çdo njeri ka të drejtë të flasë, por jo të akuzojë pa baza për tolerime ndeshjesh, është shumë e rëndë dhe mund të ndiqesh penalisht.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"