Dëmtohet keq në stërvitje talenti shqiptar i Lokomotivës, operacion dhe mungesë për një kohë të gjatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 13:53

Dëmtohet keq në stërvitje talenti shqiptar i Lokomotivës, operacion dhe mungesë për një kohë të gjatë

Fati i keq godet futbollistin e  Lokomotivës së Zagrebit dhe Shqipërisë U-21, Indrit Tucin! Sulmuesi i skuadrës kroate ka dëmtuar rëndë ligamentin e gjurit gjatë stërvitjes dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

139633968_3656052151143483_8963491894412909976_o
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi i Lokomotivës në faqen zyrtare.

“Indrit Tuci është dëmtuar keq gjatë stërvitjes në Medulin. Kjo do të ndiqet nga ndërhyrja kirurgjikale dhe proçes rikuperimi prej disa muajsh. Jemi me ty qëndro i fortë”, shkruhet në faqen zyrtare të Lokomotivës.

Një dëmtimi i tillë mund të kalohet minimalisht brenda 4-5 muajsh. 20-vjeçari po kalonte një formë të mirë në Kroaci, ndërsa kishte fituar hapësirë dhe me Shpresat.

tuci
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"