Dëmtimet, “makth” i Barcelonës. Futbollisti katalanas lëndohet keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 17:11

Dëmtimet, “makth” i Barcelonës. Futbollisti katalanas lëndohet keq

Problemet për Barcelonën janë shtuar sërish. Futbollisti veteran i katalanasve Serxho Buskets ka ndrydhur ligamentin në gjurin e majtë gjatë sfidës së djeshme me Zvicrën në Ligën e Kombeve.
1229621715.0
Lajmi i dëmtimit të mesfushorit katalanas u konfirmua nga Federata Spanjolle e Futbollit, por nuk dihet se për sa kohë do të mungojë Buskets. Gjithçka do të konfirmohet ditën e nesërme pas analizave përfundimtare.

Buskets u zëvendësua nga Koke bnë minutën e 72-të të takimit. Dëmitmi i tij është një lajm i keq për Spanjën dhe Barcelonën. Te Barcelona, një tjetër lojtar që do të mungojë për një kohë të gjatë është dhe Ansu Fati, i cili ka këputur ligamentin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"