Deklarata e Nikajt, Jonuz i përgjigjet “dhëmb për dhëmb”: S’më trembin provokimet e trajnerëve amator

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 6, 2020 | 12:41

FB Kategoria Superiore Lajmi i fundit Vllaznia

Deklarata e Nikajt, Jonuz i përgjigjet “dhëmb për dhëmb”: S’më trembin provokimet e trajnerëve amator

Mirsad Jonuz nuk kursehet, i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Samuel Nikajt. Edhe pse nuk ia ka përmendur në asnjë moment emrin, në intervistën e dhënë pas barazimit me Kukësin në “Elbasan Arena”, ka pasur një mesazh të qartë për provokimet që i vijnë vazhdimisht.

jONUZ

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë kjo me Kukësin dhe sidomos pas humbjes që pësuam me Skënderbeun në minutën e fundit. Kemi analizuar gjithçka dhe kemi bërë shumë punë psikologjike. E kam kuptuar se pas 8 muajve, pas çdo stërvitjeje duhet që t’u flas lojtarëve të mi dhe sidomos të rinjve.

Fusha na ndihmoi, pasi ishte shumë e mirë. Ndaj me humor po e them do ishte mirë që edhe ne të luanim në Elbasan. Dua të jap një mesazh për ata që flasin dhe shkruajnë në ‘Facebook’ për ekipin tonë dhe po u them që asgjë nuk na ndal.

Ato mund flasin negativisht për Vllazninë, pasi është ekipi i tyre dhe i qytetit… por ne do të luftojmë deri në fund. Sa i përket ndeshjes, luajtëm mirë taktikisht, kishim edhe shanse për të shënuar, por edhe të pësonim”, tha fillimisht trajneri. Ku pyetet më konkretisht se a ka pasur kërcënime dhe çfarë nënkuptonte me provokimet, ka sqaruar: “Jo nuk është e vërtetë që kam kërcënime.

Provokimet dhe fjalët negative vijnë nga disa ish-trajnerë apo trajnerë amatorë nëpër ekipet e tyre. Unë nuk jam i lidhur me Vllazninë, nuk kam kontratë 100-vjeçare. Mund të iki edhe në verë. Nuk është e drejtë nga ana e tyre të analizojnë disa ndeshje ku kemi humbur, apo të flasin negativisht. Tifozët tanë të na ndihmojnë kur është më e vështirë për ne. Gjithmonë kemi nevojë për mbështetje”, përfundoi Jonuz.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com