Dediç e Beqja s’ia dalin, Nica do pikë ndaj Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 11:47

Dediç e Beqja s’ia dalin, Nica do pikë ndaj Luftëtarit

Luftëtari është një kundërshtar që të imponon respekt, pavarë- sisht pozicionit në klasifikim, megjithatë Teuta duket se e ka “prenë” e preferuar duke i shkaktuar dy humbje në dy fazat e para. Trajneri Stavri Nica e pranon se Luftëtari është një kundërshtar dinjitoz, por thotë se Teuta luan në shtëpi dhe e dëshiron me çdo kusht fitoren.

nicateuta

“Është një kundërshtar shumë i fortë, shumë i organizuar. Hasan Lika ka bërë një punë mjaft të mirë me skuadrën duke injektuar filozofinë e tij. Duhet të jemi me këmbë në tokë, sepse kemi një kundërshtar shumë të fortë. Por, nga ana tjetër, edhe ne kemi ardhur në rritje, ekipi ka dhënë sinjale pozitive dhe ajo që më jep më shumë shpresë është optimizmi që shoh në sytë e tyre.

nica teuta

Në Laç kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë duke treguar karakter, ajo që kam dashur nga lojtarët dhe që u mungonte. Edhe nesër (sot) do të futemi në fushë me të njëjtin qëndrim. Luftëtari ka lojtarë të shpejtë në krahë, që duhet t’i kemi kujdes, por sulmi është mbrojtja më e mirë.

Teuta

Do t’i përgjigjem me lojë sulmuese, në këtë mënyrë do të arrijmë objektivin që kemi. Pas pak më shumë se një muaj punë me lojtarët më kënaq fakti që ata kanë filluar të më përgjigjen ashtu siç dua unë.

nica

Të gjithë e dinë se kush do të luajë në ditën e ndeshjes, pasi e shohin në stërvitje”, ka thënë trajneri i durrsakëve. Sulmuesi Anel Dediç dhe mbrojtësi i krahut, Fabio Beqja, kanë mbetur jashtë për këtë takim të rëndësishëm ndaj Luftëtarit. Boshnjaku dhe lojtari durrsak nuk kanë kaluar dëmtimet, duke shqetësuar jo pak stafin teknik.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"