De Laurentis konfirmon Ançelotin, por e pranon hapur: Flas shpesh me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 12:25

De Laurentis konfirmon Ançelotin, por e pranon hapur: Flas shpesh me…

Te Napoli janë ditë të errëta, si rrjedhojë e rezultateve negative në kampionat, por në pritje të duelit të së shtunës kundër Udinezes në transfertë, por ndoshta edhe për duelin e së martës me Genkun për Champions-in, deciziv për kalimin në 1/8-at e turneut, presidenti i klubit, Aurelio De Laurentis, largon hijet e shkarkimit mbi figurën e trajnerit Karlo Ançeloti.

Aurelio-de-Laurentiis

“Nuk e kam humbur për asnjë fragment sekonde besimin total te ‘Karleto’, jo vetëm si trajner, por as si person. Nuk kam marrë asnjë vendim në kokën time në rast se situata nuk do të ndryshojë, sepse nuk do të ishte e drejtë pikërisht tani që na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme si me Udinezen dhe akoma më shumë me Genkun, takimi i fundit i fazës së grupeve. Sigurisht që si president, por edhe si një i apasionuar pas futbollit, me Ançelotin mund të kem ndonjë konvergjencë mbi mënyrën e punës, por unë dua që të gjithë të rikthehen të punojnë me qetësi.

masimiliano alegri1

Kontakte me Gatuzon apo Alegrin? Jo, nuk kam kontaktuar asnjë, ndonëse e pranoj se me Alegrin dëgjohemi shpesh në telefon. Madje, nëse doni ta dini, e tentova atë në vitin 2013. I kërkova të vinte te ne, por ai ishte ende në kontratë me Milanin, edhe pse i shkarkuar, por nuk ngurroi të shprehte gatishmërinë për të punuar me mua”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"