Darka e lamtumirës, Pep fton Klopin: S’jemi takuar më parë prej faturës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 23:27

Darka e lamtumirës, Pep fton Klopin: S’jemi takuar më parë prej faturës

Mes Jyrgen Klopit dhe Pep Guardiolës ka një rivalitet dhe respekt si në asnjë duel tjetër trajnerësh. Kjo për faktin se ata konsiderohen edhe dy prej më të mirëve në profesionin e tyre. Nesër në “Anfield” ata do të përballen për herë të fundit në Premier Ligë, në rast se nuk do të ketë një duel të mundshëm në Kupën FA deri në fund të sezonit.

Klopp-and-Guardiola1709995740-0

Megjithatë, Guardiola është i bindur se nuk do të shihet për herë të fundit me Klopin, ndërsa tha në konferencë për vendimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit: “Unë e respektoj plotësisht vendimin e Klopit. Kam ndjesinë se ai do të kthehet herët a vonë. Ai e do futbollin dhe pasioni i tij është atje. A kalojmë së bashku kohë jashtë fushe?

Jo. Takohemi ndonjëherë në korridor para konferencës për shtyp. Kur na nderuan mes trajnerëve më të mirë, ne kaluam kohë me familjet, por sa i përket drekës apo darkave nuk ka ndodhur kurrë. Na duhej të vendosnim se kush do paguante, prandaj nuk e bëmë. Mendoj se do të ndodhë herët a vonë, do të më pëlqente”. Trajneri i Mançester Sitit u pyet për komentet e Trent AleksanderArnoldit se trofetë e Liverpulit kanë tjetër shije nga ato të Sitit dhe kundërpërgjigjen e ardhur nga Erling Haland dhe Ruben Diaz. Ai tha:

“Arnoldit i uroj shërim të shpejt dhe të rikthehet sa më shpejt në fushë. Ata mbrojnë klubin, jo duke iu përgjigjur këtij djaloshi, por atë që kanë bërë për shumë vite në fushë çdo tre ditë. Kjo është mënyra më e mirë. Unë mund të përgjigjem, por përse ta bëj? Kjo është situata që është. Unë jam jashtëzakonisht krenar për atë që kemi bërë dhe nuk kam nevojë për këtë”. Ai komentoi edhe formën e Erling Halandit dhe gjuhën e tij të trupit kur ai humbet një shans ose skuadra dështon të fitojë: “Nuk po referohem vetëm Erlingut, por gjithë skuadrës.

Ajo është duke u përmirësuar, por ne do të kemi pengesa dhe do të përmirësohemi përsëri. Futbolli, ashtu si jeta, është i tillë. Shifrat e Halandit, kontributi i tij janë të jashtëzakonshme. Në ndeshjen e fundit ai ishte i lodhur në lëvizje.

Dy muaj larg fushe janë shumë për një lojtar të gjatë si ai. Por ai po përmirësohet dhe jam i sigurt se në fund të sezonit ai do të na ndihmojë shumë”. Pep u pyet edhe sesi po e përgatit ndeshjen me Liverpulin: “Procesi im gjithmonë përcaktohet nga cilët lojtarë do të kem. Nëse Doku do të jetë gati, nëse Xhek do të jetë gati? Do ta dimë nesër”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"