Daja zbulon formacionin ndaj Dinamos, Gavazaj tremb korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 15:39

Daja zbulon formacionin ndaj Dinamos, Gavazaj tremb korçarët

Dy lojtarët e Skënderbeut, të cilët kanë shfaqur probleme gjatë javës në seancat stërvitore, Vangjeli dhe Nimaga, janë bashkuar dje me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje dhe janë në 100- përqindëshin e tyre. Por, ai që ka shqetësuar kampin korçar, në fundin e stërvitjes se djeshme, ishte Enis Gavazaj.

Skenderbeu

Presidenti Takaj dhe Arlind Boshku, të cilët ishin në tribunën qendrore kanë “ngrirë” për një moment, kur mesfushori ka rënë në fushë. Në një përplasje gjatë lojës brenda grupit, Gavazaj shtrihet në tokë dhe godet me forcë terrenin e fushës duke dhënë imazhin e dhimbjes së madhe.

Stafi mjekësor niset me vrap drejt tij, ndërsa ka “panik” në tribunë. Pas disa sekondash i shtrirë, Gavazaj qetësohet dhe rikthehet të ecë, ndërsa vijon pa shqetësim stërvitjen duke e mbyllur normalisht atë. Ndërkohë që drejtuesit qetësohen për mesfushorin, i cili, në ndeshjen e parë të luajtur në transfertë, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe dha asistin e golit.

STËRVITJA – Skënderbeu mbylli dje seancën e radhës stërvitore, në një përgatitje të plotë që Daja i bëri ekipit të tij. Pas tri ditësh, duket qartë që Ilir Daja ka filluar ta sjellë ekipin në kushte loje.

Gavazaj

Kjo edhe për vetë faktin se ditën e djeshme lojtarët dukeshin më pak të lodhur në fushë, çka bën të mendosh se edhe ngarkesa gradualisht po vjen në ulje, duke e përshtatur ekipin me ngarkesën e 90-minutëshit të lojës. Stërvitja nisi me ushtrime të lehta vrapimi, për rreth 15 minuta lojtarët kanë zhvilluar streçing dhe vrapime, më pas kanë kaluar më specifikisht në ushtrimet e detajuara.

Pjesën më të madhe të kohës, trajneri ka punuar me një grup të reduktuar lojtarësh, diku rreth 15-16 për të pasur më tepër vë- mendje në ushtrim dhe më shumë efikasitet, ndërsa pjesa tjetër në këtë kohë punonin me ndihmësin Ard Mema.

Në përgjithësi, trajneri orientoi vazhdimisht lojtarët për shpejtësi në qarkullimin e topit, një ushtrim që lojtarët e zhvilluan për gati 20 minuta. Në këtë ushtrim u nda komplet reparti ofensiv me atë defensiv për t’i vendosur përballë njëri-tjetrit, duke dhënë shpejtësi në lëvizje dhe qarkullim të dendur të topit.

FORMACIONI – Pas disa ushtrimesh me qarkullim topi, gjithçka kaloi te formacioni ku trajneri kryeqytetas gati e hodhi në fushë të gjithë 11-shen bazë të ekipit. Vendosja duket se ndryshonte disi nga ajo e ndeshjes së parë, por lojtarët ishin po të njëjtët që luajtën në Zagreb.

Formacioni

Nga porta, pa dyshim e niste Orges Shehi, ndërsa menjëherë pas kapitenit Vangjeli vendosej në të djathtë dhe Mici në të majtë të mbrojtjes me dyshen e qendrës që formohet nga Radas dhe Jashanica. Kjo për sa i përket prapavijës.

Në mesin e fushës, Osmani do të jetë së bashku me Nimagën dhe Lilaj pak më i zhvendosur përpara duke kaluar në një 4-2- 1-3 pak a shumë në gjithë hapësirën e fushës. Sulmi është po i njëjti me Soue në majë dhe Latifin nga e majta me Gavazajn në të djathtë.

LLAZI SARO 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"