Daja vazhdon testet, Partizani barazon në miqësoren me Besëlidhjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2021 | 20:42

Daja vazhdon testet, Partizani barazon në miqësoren me Besëlidhjen

Partizani vijon në përgatitjet e tij për edicionin e ri në Superiore, me të kuqtë të cilët janë të fokusuar për të përgatitur një grup që do të luftojë për trofe në kampionat pavarësisht ndryshimeve të mëdha.  Ndryshime të cilat kanë detyruar trajnerin Daja që pavarësisht paraqitjeve në Europë, të vazhdojë testimet për të gjetur një ekuilibër sa më të mirë për ekipin e tij.

partizani

Pjesë e planit ishte edhe miqësorja e sotme ndaj Besëlidhjes që u luajt në stadiumin e qytetit të Lezhës dhe që u mbyll me shifrat 1-1. Përballë skuadrës të Kategorisë së Parë, tekniku hodhi një formacion ku ishin shumë titullarë, por edhe një prej lojtarëve të afruar së fundmi në provë, mesfuhsorin Maget.

Një gol i Sreçkoviç të Besëlidhjes në minutën e 9 ia bëri më të vështirë punën të kuqve, të cilët barazuan para fundit të pjesës së parë me anë të Kardozos, i cili tundi rrjetën në minutën e 41-të. Me këtë rezultat përfundoi e gjithë ndeshja, pasi në pjesën e dytë trajnerët e dy ekipeve bënë disa lëvizje në rreshtimet e tyre për të testuar lojtarë të tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"