Cungu pranë Vllaznisë, lojtarët bojkotojnë stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2016 | 17:38

Cungu pranë Vllaznisë, lojtarët bojkotojnë stërvitjen

Armando Cungu pritet të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Pas largimit nga Laçi në ditët e fundit të vitit 2015, shkodrani ka marrë menjëherë oferta bindëse. Fillimisht, kanë qenë drejtuesit e Flamurtarit ata, të cilët kanë kërkuar të joshin 42- vjeçarin, por ky i fundit i ka lënë në pritje, duke mos u thënë as “po” dhe as “jo”.Kukesi-Teuta 0-0, Cungu i nxehurNatyrshëm duket se Cungu priste një sinjal nga Vllaznia. Pasi festoi Vitin e Ri, duhet të priste edhe tri ditë për të bërë një takim zyrtar me drejtuesit e klubit shkodran. Në mbrëmjen e 3 janarit, një telefonatë ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e trajnerit. Kryebashkiakja Voltana Ademi ka kërkuar një takim me trajnerin shkodran dhe menjëherë ky i fundit i është përgjigjur pozitivisht ftesës.

Burime të “Panorama Sport” tregojnë se për afro 3 orë, kryebashkiakja Ademi, në prani edhe të kryetarit të ri të bordit të klubit, Shpëtim Quku, kanë folur gjerë e gjatë për të ardhmen me Cungun, duke i zyrtarizuar ofertën. Vetë trajneri, i kontaktuar nga gazeta, nuk ka dashur të japë detaje të bisedimeve. “Po, është e vërtetë që jam takuar me kryebashkiaken. Por, për momentin, nuk mund të flasim për gjëra konkrete”, tha shkurtimisht Cungu, i cili edhe dje mësohet se ka pasur një tjetër takim me drejtuesit e klubit, për të konkretizuar gjërat.

Bisedimet

Në takimin e parë me kryebashkiaken, mësohet se më shumë sesa ofertë- kërkesa, palët kanë diskutuar edhe për atë që do të ndodhë me lojtarët aktualë, menaxhimin e klubit për pjesën e mbetur të sezonit dhe sigurisht anën financiare. Cungu ka kërkuar siguri në këtë aspekt dhe zonja Ademi mendohet se ka dalë garant për financat e klubit. Kujtojmë se edhe në verën e vitit që shkoi trajneri që u largua nga Laçi ka pasur dy takime me kryebashkiaken Ademi. Nuk do shumë për t’u kuptuar se ai mbetet i preferuari i saj për numrin një të stolit shkodran. Tashmë pritet që në tri-katër ditët e ardhshme të vendosen shumë gjëra në këtë drejtim. Nëse projekti i ardhshëm i Vllaznisë është serioz, me shumë mundësi Cungu do të firmosë një kontratë 3-vjeçare. Çdo gjë mbetet për t’u parë, pasi shpesh situatat e kohëve të fundit në klubin shkodran kanë marrë një kthesë të befasishme atëherë kur nuk është pritur. I sigurt është fakti që mes shumë emrave të përfolur, kandidati favorit për trajner është Cungu.

Alternativat

Në ditët e fundit të dhjetorit 2015 kanë qarkulluar shumë emra trajnerësh si kandidat për Vllazninë. Një alternativë mësohet se ka qenë edhe Shpëtim Duro, i cili është larguar nga Shkëndija e Tetovës. Gjithashtu, jo pak është përfolur edhe ish-trajneri i Kukësit, Artim Shaqiri, ndërsa më parë janë lakuar Edi Martini, Hysen Dedja, Elvis Plori, Samuel Nika dhe Ernest Gjoka. Me disa prej tyre ka pasur edhe bisedime, por asgjë konkrete.

Vllaznia, rebelohen lojtarët, bojkotojnë stërvitjen

vllazniaFutbollistët e Vllaznisë nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje ditën e sotme në shenjë proteste për rrogat e pa marra. Futbollistët kuqeblu janë të revoltuar me gjendjen që po përjetojnë. Kapiteni, Ndriçim Shtubina, në emër të shokëve të skuadrës, ia ka bërë të qartë kryetarit të Bordit Mbikëqyrës, Shpëtim Quku se kjo gjendje është e papranueshme.

Armando Cungu

Datëlindja: 23.04.1973
Vendlindja: Shkodër
Karriera si lojtar: Vllaznia (1992-1997), Ethnikos
(1998), Vllaznia (1999-2000), Luftëtari (2000-
2001), Teuta (2001-2002), Vllaznia (2002-2004),
Flamurtari Prishtina (2004-2005);
Karriera si trajner: Ada Velipojë (2006), Vllaznia
(zv.trajner 2007-2012), Kukësi (2012-2013), Laçi
(2014-2015);
Trofe si trajner: 1 Kupë të Shqipërisë dhe 1
Superkupë (Laçi);

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"