Cungu: Gabime amatoreske! I lumtë kundërshtarëve, ndryshojnë gjyqtarët dhe sjellin njerëzit që duan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2018 | 16:21

Cungu: Gabime amatoreske! I lumtë kundërshtarëve, ndryshojnë gjyqtarët dhe sjellin njerëzit që duan

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, pas sfidës me Flamurtarin, në mikrofonin e Supersport deklaroi:

bandicam 2018-11-02 16-12-26-428

Sa keqardhje ndjen? Ndeshja e dytë që skuadra humbet në këtë mënyrë?

Nuk ka më vend për keqardhje. Mund të gabosh 1 herë, 2. Gabime amatoreske. Ia dhurojmë golat kundërshtarëve. Kundërshtari kishte ardhur për të shfrytëzuar topin e dytë dhe goditjet standarte. Edhe pse kemi punuar, sërish gabojmë. Te goli i dytë ekipi humbi toruan. Pjesa e dytë foli për ekipin tonë me raste me mundësi. Kundërshtari i kishte marrë masat në çdo aspekt.

Dominimi në pjesën e dytë…

Ndryshuam vendosjen në fushë. U munduam të ishim të kujdesshëm. Kishim mungesa. Nuk donim të kalonim në aventurë në minutat e para. Ia bëmë shumë të lehtë kundërshtarit fitoren. Shkodra sakrifikoi i dëmtuar. Faulla nuk ka për ne, as kartona për kundërshtarin. Diçka e çudithsme. Shafik nuk ka tipara mbrojtëse. Ishim shumë të brishtë edhe mbrapa. E filluam mirë pjesën e dytë. Kishim mundësi të shënonim sërisht. Futbolli kështu e ka.

Goli i dytë i pësuar është i pafalshëm për një skuadër si ju. Zëvendësimi i Zguros me Krasniqin ishte i detyruar?

Ishte një lëvizje e imja. Torrasa po na vinte shumë në vështirësi. Cuculi shpenzoi shumë. Të paktën të ishim më të kujdesshëm në mesin e fushës. Cuculi meriton komplimente. Te goli i dytë 2 stoperat tonë dolën në sulm. 2 lojtarë ndenjën shumë hapur, edhe pse ulëritën ishte shumë vonë.

Çfarë po ndodh me Rexhinaldon?

Duket që është një ngërç momental. Mund ta kalojë çdo futbollist në botë. Sidomos sulmuesit. Ekipi krijoi, pati mundësi. Nuk duhet të dhurojmë golat .Kjo mund të fitohej 1-0. Është shumë e dhimbshme të pësosh gola në këtë mënyrë.

Keni menduar për ndonjë ndryshim në mbrojtje?

Është Maliqi mbrojtës i djathtë i dëmtuar, që për mua ka bërë ndeshje të mirë. Stopera janë Cuculi dhe Shameti. Si dhe Krasniqi dhe Qaqi. Kemi vetëm Zguron në të majtë. Kemi shumë mungesa. Ju lumtë kundërshtarëve. Janë të aftë të ndryshojnë arbitrat dhe të sjellin njerëzit që duan. Arbitrimet kanë qenë korrekte deri te ndeshja me Skënderbeun. Mbas kësaj ndeshjes arbitrat kanë pasur probleme ndaj nesh. Kukësi ka individ të rinj. Ka djem të rinj që duan kohën e tyre. Po na kushtojnë shumë rëndë gabimet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"