Çudit Dalipi: Nuk e kuptoj pse Tërbuni ishte kaq i mobilizuar ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2016 | 16:11

Çudit Dalipi: Nuk e kuptoj pse Tërbuni ishte kaq i mobilizuar ndaj Partizanit

Pas barazimit me Tërbunit, në mikrofonin e “Supersport” nuk është paraqitur trajneri Agostineli, por ndihmësi i tij Klevis Dalipi.Klevis Dalipi orienton nga stoli

Ai ka deklaruar se se Tërbuni ka qenë dukshëm i motivuar në ndeshjen e sotme duke ngitur dyshime për aleanca kundër Partizanit.

“Ishim të përatitur mirë për këtë ndeshje, dhe nuk e kishim aspak mendjen tek derbi. Terreni s’ishte i përshtatshëm dhe ne e dinim që s’ishte e lehtë.

Megjithatë, unë nuk e kuptoj këtë mobilizim kaq të madh të Tërbunit. Përse ata nuk luajnë njësoj si ndaj nesh edhe me rivalët tanë si Skënderbeu apo ndonjë ekip tjetër?

S’po them që të toleronin. Në pjesën e parë Tërbuni u mbrojt megjithë forcat. Dalja me të kuqe na prishi ekuilibrat. Luajtëm deri në fund, bëmë presion, por na mungoi finalizimi.

Tërbunit bravo i qoftë, kur ne s’patëm fuqi të fitonim. Ata bënë detyrën e tyre. Tani duhet të përgatietmi për derbin, pasi na pret një 90 minutësh edhe më i vështirë”, ka deklaruar pas ndeshjes Klevis Dalipi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"