Çudira shqiptare, Kamza aktivizoi në kampionat edhe dy menaxherët
Kamza ka mundur Spartakun dhe tani po përgatitet për të përballuar një tjetër ekip kryeqytetas, Internacionalin. Trajneri Luga, për fitoren e parë është shprehur:
“Më vjen mirë që e riktheva pas kaq kohësh Kamzën te fitorja. Spartakun e kishim një rival direkt dhe ekipi luajti mirë, duke bërë shumë kujdes. Zëvendësimet e kryera në atë ndeshje, le të themi, ishin ‘qershia mbi tortë’”.
E veçanta është se ndaj Spartakut kanë luajtur edhe dy menaxherët Florian Biba dhe Franci Bode, të dy ish-futbollistë. Ata i janë kthyer fushës si protagonistë, edhe pse nuk stërviten përditë. Paraqitja e tyre për këtë nivel futbolli ishte e mirë. Biba luajti në vend të Bodes në pjesën e dytë.
Abdulla Dushku – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"