Çudira dhe rekorde shqiptare, 27 gola në ndeshjen e femrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2017 | 17:42

Çudira dhe rekorde shqiptare, 27 gola në ndeshjen e femrave

Ndeshja e vlefshme për kampionatin e femrave, mes Kinostudios dhe Bilishtit, prodhoi një rezultat të çuditshëm ditën e sotme. Vendi i parë në kampionat dhe vendi i fundit, luajtën mes tyre, dhe e gjithë ndeshja përfundoi me rezultatin 27-0, në favor të Kinostudios.

femra futboll kinostudio the door

 

Në pjesën e parë, femrat e Kinostudios shënuan 15 gola, ndërsa në të dytën, 12 të tjerë. Bie në sy Çyme Lulaj, e cila ishte edhe golashënuesja e ndeshjes, me plot 10 gola të shënuar, 4 në të parën, dhe 6 të tjerë në të dytën.

Kinostudio renditet në vendin e parë pas 5 ndeshjesh, me 12 pikë, ndërsa Bilishti i fundit pa asnjë pikë, dhe me një golavarazh -60.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"