Çudia e Tiranës, apel për lirimin e tifozëve që i dhunuan lojtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2017 | 21:03

Çudia e Tiranës, apel për lirimin e tifozëve që i dhunuan lojtarin

Klubi i Tiranës ka reaguar pak minuta më parë zyrtarisht për ngjarjen e turpshme që ndodhi sot në kompleksin “Skënder Halili”, ku tifozët bardheblu “morën peng” ekipin duke mos e lejuar të zhvillonte stërvitje dhe disa prej tyre nuk ngurruan të dhunonin futbollistin Gilman Lika.

Duket se klubi bardheblu i është nënshtruar plotësisht kërcënimeve të tifozëve, aq sa anashkaloi plotësisht këtë incident, duke folur për “mirëkuptim” ndaj kërkesave të tifozëve dhe për më tepër, duke kërkuar që policia të lironte tifozët e ndaluar dhe që qëndronin prej disa orësh në Drejtorin ë Policisë.

tirana

Reagimi i Tiranës

“Sot tifozët bardheblu kanë penguar zhvillimin e seancës stërvitore për skuadrën në kompleksin “Skënder Halili”. Protesta e tyre është mirëkuptuar nga stafi teknik dhe futbollistët që i kanë kërkuar tifozëve të ruajnë qetësinë. Për të shmangur rritjen e tensionit, stërvitja është anuluar dhe skuadra është larguar nga qendra stërvitore.

KF Tirana fton tifozët të ruajnë qetësinë dhe të mos dëmtojnë ekipin që bëhet gati për pjesën e dytë të sezonit. Gjithashtu klubi apelon publikisht për lirimin e tifozëve bardheblu të ndalur nga policia pas protestës së sotme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"