Çudia e javës së fundit, në Superiore u “zhdukën” gjyqtarët e FIFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2018 | 21:41

Çudia e javës së fundit, në Superiore u “zhdukën” gjyqtarët e FIFA-s

Në pesë ndeshjet e Superiores të luajtura të mërkurën nuk ka pasur asnjë nga tre arbitrat që kanë stemën e FIFA-s në vendin tonë në gjykim. Eldorian Hamiti mungon prej dy javësh dhe më shumë mundësi ndaj tij do të jetë marrë masë nga Sektori i Gjykimit, për shkak të gabimeve që ka bërë në ndeshjen e javës së 31-të mes Skënderbeut dhe Kukësit, ku u ka mohuar të dyja skuadrave dy penallti të pastra.

juxhin-xhaja-470x313

Ndërkohë, Juxhin Xhaja,javën e shkuar ka drejtuar takimin mes Partizanit dhe Teutës, ku nuk ka akorduar një 11-metërsh në favor të durrsakëve. Megjithatë, në rastin e Xhajës nuk mund të flitet me siguri për një dënim apo për një rrotacion të zakonshëm arbitrash që praktikohet javë pas jave nga sektori përkatës në FSHF.

Një rrotacion i tillë mund të jetë zbatuar këtë javë me Enea Jorgjin, i cili ka qenë pushim, ndërsa një javë më parë ishte në drejtimin e sfidës Kamza-Luftëtari, ku vendimet që ka marrë ishin të drejta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"