Çmenduri në merkato, Barcelona paguan 40 milionë euro për mesfushorin e Guangzhusë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2017 | 18:06

Çmenduri në merkato, Barcelona paguan 40 milionë euro për mesfushorin e Guangzhusë

Ndërsa të gjithë presin një sulmues, media angleze, konkretisht “Daily Mail” konfirmon arritjen e marrëveshjes mes Barçës dhe klubit kinez të Guangzhu Evergrande për mesfushorin Paulinjo.

Paulinjo

Braziliani, i cili luan prej dy vitesh në Azi, pas eksperiencës te Totenhemi, javën e ardhshme pritet që të zyrtarizohet te Barcelona, e cila e ka paguar jo pak, por plot 40 milionë euro kartonin e Paulinjos.

Paulinjo

Për momentin, drejtuesit e skuadrës spanjolle po qëndrojnë në heshtje, por fakt është që 29-vjeçari është një prej objektivave të paracaktuar, madje ishte një nga “urdhrat” që Nejmar i lëshoi klubit për të mos u larguar nga Barça, por tashmë të dy brazilianët nuk do të kenë më mundësi të luajnë bashkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"