Cilat janë skuadrat favorite të Euro2024? Superkompjuteri zbulon shanset e pretendentëve kryesorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 23:30

Cilat janë skuadrat favorite të Euro2024? Superkompjuteri zbulon shanset e pretendentëve kryesorë

Mbrëmë u mësuan të gjitha skuadrat e grupeve të Euro2024 dhe gjithë sytë e botës këtë verë do të jenë në Gjermani, aty ku do të zhvillohet Kampionati Europian.

euro2024

Sipas superkompjuterit të OCB Scores, Anglia është favoritja për të fituar Euro 2024. Tre Luanëve u është dhënë një shans 34.4 për qind për ta fituar trofeun. Duke përdorur të dhëna historike, shanse dhe modele të parashikuara, si dhe faktorë të tillë si performanca në turneun e mëparshëm, Anglia është menduar të fitojë një turne të parë që nga viti 1966.

Ndërkohë, Franca është favoritja e dytë, pasi i është dhënë një shans 28.3 për qind për të fituar Europianin. Ndërkohë, Gjermania organizatore ka një shans 13.5 për qind. Italia kampione në fuqi ka vetëm 9.8 për qind shanse për të mbrojtur titullin, ndërsa Belgjika, Holanda, Spanja dhe Portugalia janë gjithashtu ndër favoritët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"