Cikalleshi raporton nga Turqia: Së pari duhet të mendojmë për jetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 20:19

Cikalleshi raporton nga Turqia: Së pari duhet të mendojmë për jetën

Sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi, i cili aktivizohet me Basaksehirin në kategorinë e dytë turke, ka folur nga Izmiri për situatën aktuale atje.

cikalleshi uzuni

Teksa thekson se ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa futbolli, Cikalleshi e quan lajm të mirë faktin se kampionati u pezullua ashtu si në të gjithë Europën.

cikalleshi

 

29 vjeçari nga Kavaja ka treguar gjithashtu se trajneri i ka dhënë vetëm 4 ditë pushim, për t’u rikthyer më pas në stërvitje duke qenë se janë në një moment deçisiv për t’u ngjitur në Superligë.

“Turqia ishte një nga vendet e fundit që e lejoi kampionatin të zhvillohej deri javën e kaluar. Do shtyhet siç ka ndodhur në gjithë Europën. Uroj ta kalojmë këtë situatë të paprecedentë. Javën e kaluar, i gjithë opinioni sportiv e priste shtyrjen. Kishte reagim të gjerë nga të gjithë lojtarët, në Superligë dhe Kategori të Parë. Së pari duhet të mendojmë për jetën dhe kjo është zgjidhja më e mirë. Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli.

Nuk është se kemi marrë masa, nuk e kemi ndier. Këtu, në Izmir, situata është e qetë. Ka të prekur në Stamboll dhe Ankara. Uroj të mos ketë karantinë ekstreme. Të shohim në vazhdim se çfarë do të ndodhë. Sa i takon stërvitjes, sot morëm nga trajneri vendimin se do të jemi katër ditë pushim. Më pas do stërvitemi, pasi edhe jemi në një moment vendimtar dhe duam të ngjitemi në Superligë. Këtu nuk jemi në karantinë, bëjmë jetë normale. Janë mbyllur shumica e lokaleve, qendrat tregtare janë me orar të kufizuar. Kujdesi është maksimal. Nuk jemi mbyllur për momentin, presim të mësojmë çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim. Uroj që këto ditë të vështira të kalojnë sa më shpejt,” that Cikalleshi në një lidhje direkte për “FanZone”, Digitalb.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"