Cikalleshi kualifikohet nga stoli, Hyka eliminohet nga Sasuolo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2016 | 22:31

Cikalleshi kualifikohet nga stoli, Hyka eliminohet nga Sasuolo

Sokol Cikalleshi i gëzohet kualifikimit për në fazën e play-off-it në Ligën e Europës, ndërsa Jahmir Hyka eliminohet me skuadrën e tij të Luzernës. Sulmuesi kuqezi kaloi turin pas barazimit 2-2 që skuadra e tij e Basaksehirit arriti ndaj kroatëve të Rijkës. Ekipin turk e favorizoi rezultati në ndeshjen e kthimit, pasi takimi i parë ishtë mbyllur në shifrat 0-0. Këtë sfidë Sokol Cikalleshi e përjetoi nga stoli.

Jahmir Hyka (majtas)

Jahmir Hyka (majtas)

Nga ana tjetër, mesfushori Jahmir Hyka i tha lamturmirë Europës. Ekipi i tij i Luzernës humbi me rezultatin 0-3 ndaj Sasuolos. Hyka luajti titullar në këtë sfidë, por zviceranët nuk bënë asgjë ndaj italianëve, të cilët pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, nuk toleruan në fushën e tyre.

Hyka vinte në këtë takim pasi u përzgjodh edhe në formacionin e javës në kampionatin e Zvicrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"