Champions-i ngre siparin, shorti tremb Interin

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 30, 2018 | 15:48

Champions-i ngre siparin, shorti tremb Interin

Nata e djeshme i ka dhënë fund pritjes dhe tashmë Liga e Kampioneve njeh 32 skuadrat e kualifikuara zyrtarisht, të cilat sot pasdite, në orën 18:00, direkt nga Montekarlo, do të njohin rivalet e tyre në 8 grupet respektive. Dje në mbrëmje janë kualifikuar edhe tri skuadrat e fundit, ku Benfika ka mundur 4-1 PAOK-un, PSV-ja ka likuiduar BATE Borisovin 3-0, ndërsa Salcburgu dënohet për të 11-in vit radhazi pa marrë pjesë, si rrjedhojë e golave në transfertë, pas barazimit 2-2 kundër serbëve të Crvena Zvezdës (ndeshja e parë, barazim 0-0).

40355681_1995174717170743_2504100817015930880_n

Në këtë mënyrë janë plotësuar të 32 skuadrat që do të marrin pjesë në edicionin 2018-2019, të cilat do të ndahen në katër vazo. Pa dyshim që duke parë edhe ndarjen e vazove, grupet e ferrit nuk do të mungojnë, por ato që duken më të rrezikuarit ndër klubet e mëdha janë finalistët e sezonit të kaluar, Liverpuli, prezent në vazon e tretë dhe italianët e Interit, të rikthyer pas 7 vitesh në këtë turne (në vazon 4). Nëse në vazot 1 dhe 2 zikaltrit mund të shmangin Juven dhe Napolin, ato rrezikojnë të gjitha ekipet e mëdha spanjolle si Barcelona e Reali; ato angleze si Siti në vazon e parë, Junajtid në të dytën e Liverpul në të tretën, por edhe gjermanët e Bajernit në të parën apo edhe PSG-në e Nejmarit, gjithashtu në vazon e parë. Gjithsesi, edhe për pretendetet e vazos 1 mund të ketë grupe ferri, por duke kujtuar se skuadra nga i njëjti vend nuk mund të përplasen mes tyre.

champions

MREKULLIA AEK – Në pritje të shortit, në këtë eliminatore, ajo që ka përjetuar një përrallë të vërtetë ka qenë klubi grek i AEK-ut. Ai u kualifikua të martën, përballë hungarezëve të MOL Vidit, duke bërë një hap gjigant, teksa kujtojmë se vetëm 5 vite më parë ata falimentuan, përfunduan në kategorinë e tretë, por u ringjallën, duke u rikthyer edhe në Champions pas 12 viteve mungesë.

TABUJA SALCBURG – Por, ndërsa AEK-u feston, për Salcburgun tabuja vazhdon. Edhe sivjet, për të 11-in vit radhazi, austriakët janë të mallkuar, sepse vijnë deri te “play-off”-et e Ligës së Kampioneve, por nuk arrijnë të kapin grupet. Diçka e tillë është përsëritur në vitin 2006, 2007, 2009, 2010 dhe mbi të gjitha në 2012-ën, ku u eliminuan respektivisht nga Valencia, Shahtjori, Makabi Haifa, Hapoel Tel Avivi dhe luksemburgasit e Dudelanzh.






www.minuta90.com