Champions/ Faza e 1/8-ve, shorti të hënën në mesditë. Ja rregullorja për turin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2021 | 14:14


Champions/ Faza e 1/8-ve, shorti të hënën në mesditë. Ja rregullorja për turin e radhës

Vetëm bora e rënë mbrëmë në Bergamo ka bërë që grupi i 16 skuadrave që avancojnë në 1/ 8-at e Ligës së Kampioneve të mos plotësohej që dje, ndonëse ditën e sotme, një mes Atalantës edhe Vijarealit do të mund të festojë avancimin e mëtejshëm, edhe pse skuadra e Berat Gjimshitit me shokë është e detyruar të fitojë.

UEFA Champions League 2020/21 Preliminary Round Draw

Por, në pritje për të mësuar se si do të rrjedhë situata finale në Grupin F, shorti i 1/8-ave të Ligës së Kampioneve do të hidhet vetëm ditën e hënë, në Nion, në orën 12:00.

Siç e do rregullorja, skuadrat e kualifikuara të parat do të jenë në të njëjtën vazo dhe do të sfidojnë një mes ekipeve të vendeve të dyta por me dy përjashtime:

Pikë së pari nuk lejon që të çiftohen të njëjtat klube që janë ndeshur mes tyre në fazën e grupeve (për shembull Inter-Reali apo Juve-Çelsi) dhe së dyti, nuk lejohen sërish përballje të skuadrave nga i njëjti shtet/kampionat (për shembull JuventusInter apo Real Madrid-Atletiko).

Dhe duke parë se si është mbyllur kjo fazë e parë e turneut më të rëndësishëm për klube, sigurisht që të hënën nuk do të mund të mungojnë pa dyshim finale të parakohshme, siç mund të jenë për shembull:

Bajern-PSG apo Bajern-Çelsi apo ndoshta edhe Real-PSG, Real-Çelsi, Juventus-PSG, Liverpul-Inter, etj.

Më t’u zbardhur çiftet e 1/8-ave mesditën e së hënës, kujtojmë se faza e radhës e Champions-it ndeshjet e vajtjes do të luhen nga 15-23 shkurt, ndërsa takimet e kthimit më 8-16 mars.

ch

ch 1

PANORAMASPORT.AL