Çfarë s’u pa në TV/ Shkodra shkelma në stol, tifozët godasin anësorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 22:41

Çfarë s’u pa në TV/ Shkodra shkelma në stol, tifozët godasin anësorin

Dje, pati disa momente pikante gjatë ndeshjes që nuk janë vënë re në televizion: Gjithç- ka ka nisur me festë në stadium, me skenografi dhe atmosferë si asnjëherë më parë. Para ndeshjes, vajzat e grupit të kërcimit kanë performuar me flamur të madh. Fishekzjarrë e tullumbace.

flamurtari skenderbeu

-Përpara nisjes së takimit, administratori Sinan Idrizi është parë për 15 minuta bashkë me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj. Diskutime dhe buzëqeshje prej batutave mes të dyve.

-Rreth 5000 tifozë të pranishëm, por në tribunën qendrore është vënë re edhe një lloj kaosi. Shumë tifozëve nuk u përkonte bileta me numrin e vendit ku duhet të uleshin. Disa ishin edhe pa biletë.

-Inaugurohet tabela e re elektronike. Por në minutën e 30- të të pjesës së parë, ajo ka ngecur pak çaste dhe më pas ka qenë dy minuta mbrapa.

-Pollozhani ishte në tribunë prej kartonëve, bashkë me Veliun.

-Flamurtari dje është ndjekur nga afër nga një tifoz i veçantë. Ish-fizioterapisti kroat i vlonjatëve, Dario Zrnic, kishte udhëtuar direkt nga Zagrebi. Zrnic ka qenë pjesë e Flamurtarit në sezonin 2008-2011.

flota

-“Historinë që bëjnë djemtë e Vlorës, nuk e bëjnë lepujt e dëborës”. Kjo ishte banderola që u shpalos gjatë ndeshjes nga “Flota Kuqezi”.

-Donjet Shkodra u pa i mërzitur dje pasi la fushën e lojës. Ai duket se nuk e priti mirë zëvendësimin dhe i nervozuar ka goditur me grusht stolin e pankinës, si dhe një nga bidonët e ujit. U vërshëllye në dalje nga tifozët dhe nuk i dha dorën Muzakës.

-Gjergji Muzaka ofendohet nga tifozët vlonjatë pas ndeshjes. Ish-lojtari i Flamurtarit e ka kapërcyer me qetësi, teksa ka ngritur supet: “Çfarë keni me mua?”, është shprehur ai.

Gjyqtari

-Anësori është goditur me sende të forta në tribunën përballë nga tifozët, për të cilin u ndërpre ndeshja për disa minuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"