Çelhaka mbrojtës i djathtë, Egbo teston ndryshimet para Besëlidhjes. Ja si pritet të rreshtohen bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2020 | 11:21

Çelhaka mbrojtës i djathtë, Egbo teston ndryshimet para Besëlidhjes. Ja si pritet të rreshtohen bardheblutë

Tirana ka rinisur dje përgatitjet për një varg ndeshjesh, të cilat do t’i finalizojnë një edicion fantastik. Me fitoren 5-1, ndeshja e kthimit ndaj Besëlidhjes do të jetë një formalitet. Pas pushimit në fundjavë, të shtunë dhe të diel, bardheblutë janë rikthyer në “Skënder Halili” të plotë dhe pa mungesa.

Tirana goli

Pas një analize të shkurtër të trajnerit Egbo, kryeqytetasit janë vënë nën urdhrat e përgatitësit Kosta Jani për të marrë ushtrimet e nxehjes. Më tej, disa ushtrime specifike dhe në fund lojë ku trajneri Egbo ka marrë “frenat”.

FORMACIONI – Është herët për të caktuar një formacion për ndeshjen e kthimit në Kupë. Kjo në bazë të asaj që trajneri Egbo ka testuar dje në stërvitje.

Një nga provat ishte aktivizimi për një pjesë të kohës të Çelhakës si mbrojtës i djathtë. Mesfushori i talentuar, tashmë mund të jetë fare lehtë një lojtar polivalent, nisur edhe nga karriera e tij te moshat në të cilat ka luajtur edhe si futbollist i linjës së djathtë. Në prapavijë, pritet që krahas Bakajt në portë, të vendosen Osmani, Sidibe dhe Hoxhallari.

Tirana formacioni i mundshem

Në mesfushë pritet kapiteni Karabeci si dhe një mes të rinjve Stafa ose Beshiri. Edon Hasani në rolin e trekuartistit dhe në sulm Morina e Halili nga krahët në mbështetje të Ismael Dungës. Kësisoj, Egbo pritet të bëjë një rrotacion masiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"