“Bufoni” i Lushnjës, rrëfehet Mikal Spaho: Kam fuqi të luaj, nuk po nxjerrim më portierë të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2021 | 13:07

“Bufoni” i Lushnjës, rrëfehet Mikal Spaho: Kam fuqi të luaj, nuk po nxjerrim më portierë të rinj

Kur jemi 10 ditë larg startit të kampionatit, te Lushnja janë gati. Kanë plot dy muaj stërvitje, ndaj ndihen në topformë. Këtë mendon edhe portieri Mikel Spaho, që të hënën mbushi 39 vjeç.

mikel spaho

Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”, gardiani paralajmëron se skuadra do ta përballojë më së miri sezonin 2021- 2022. Edhe pse nuk ndalet konkretisht tek objektivat, ai nxjerr në pah problemet që lushnjarët kanë.

Spaho Bufon

“Unë do të vazhdoj të jem i gatshëm. Do të luaj dhe nuk kam asnjë problem, edhe pse i mbusha 39 vjeç. Kemi një problem me portën, nuk po nxjerrim portierë dhe duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim”, tha fillimisht Spaho, që duket do të sfidojë Xhanluixhi Bufon. Ai është portieri më jetëgjatë te Lushnja dhe fundin ende nuk e mendon. Teksa analizon ekipin dhe merkaton, “veterani” thotë:

215237

“Ekipi është shumë mirë, i kemi përballuar më së miri ngarkesat. Kemi zhvilluar një fazë përgatitore të plotë dhe kjo do të na ndihmojë që të përballojmë me sukses kampionatin, i cili do të jetë i gjatë dhe i ashpër. Tani po hyjmë te situata e pragkampionatit.

Spaho Lushnja

Jemi përforcuar ndershëm, kemi marrë shumë lojtarë të rinj, aq sa po ta shohësh, në merkato dominon mosha e re. Ka futbollistë që kanë punuar mirë e janë stërvitur me dëshirë dhe kjo të jep shpresë. Dallon braziliani Hugo da Silva. Edhe pse mundësitë tona dihen, kemi afruar Broshkën, Xhymertin, Himën dhe së fundmi Kondurin. Kemi ditë të rëndësishme përpara, që ekipi të jetë gati për startin e kampionatit”, përfundoi gardiani, teksa analizon merkaton e bërë nga klubi.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"