Briken Calja i pafat në stilin e shkëputjes, por në Europian merr dy medalje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 20:51

Briken Calja i pafat në stilin e shkëputjes, por në Europian merr dy medalje

Briken Calja vijon ta ngjisë flamurin tonë kombëtar në podiumet e aktiviteteve madhore ndërkombëtare. Peshëngritësi shtërmenas i dhuroi Shqipërisë një medalje argjendi dhe një bronzi në Kampionatin Europian që po mbahet në Rusi, duke shënuar një tjetër paraqitje historike për shtangën kuqezi.

calja

Medaljet mund të ishin tri, por Calja ishte i pafat pasi për vetëm 100 gram peshë trupore humbi bronzin në stilin shkëputjes. Ndonëse na ka mësuar “keq” me medalje të arta të përvitshme në Europian, rezultati i djeshëm mbetet një arritje e shkëlqyer për peshëngritësin shtërmenas dhe për vendin tonë, pasi bëhet fjalë për një event ku marrin pjesë shtangistët më të mirë të kontinentit, që përfaqësojnë shtete me infrastrukturë dhe investime shumë herë më të mira se Shqipëria.

KATEGORIA 74 KG, GARA – Briken Calja e filloi mbarë, teksa kaloi me sukses provën e parë me 152 kg në stilin e shtytjes. Duke parë rezultatet e rivalëve, 31-vjeçari tentoi 157 në provën e dytë, por dështoi. Ashtu sikurse edhe në provën e tretë, duke e mbyllur shtytjen me 152 kg, po aq sa Andrev Bozhidar, por bullgari kishte peshë trupore 100 gram më të ulët se Calja, duke i rrëmbyer kështu medaljen e bronzit.

Ndërkohë, medalja e artë në këtë stil shkoi për turkun Ismailov (160 kg), ndërsa argjendi për moldavin Robu (156 kg). Më pas ishte radha e shtytjes, aty ku Calja e nisi me 183 kg. Edhe pse e ngriti lart, shtangisti kuqezi nuk arriti ta mbante. Megjithatë, në provën e dytë Calja ia doli me sukses të ngrinte 184 kg, rezultat që i siguroi medaljen e argjendit në këtë stil. Tentoi më pas me 188 kg në provën e fundit, por nuk ia doli.briken calja

Medalja e artë në stilin e shtytjes shkoi për gjermanin Lang (185 kg), ndërsa bronzi për spanjollin Sançez (183 kg). Ndërkohë, me 336 kg në dygarësh Briken Calja fitoi bronz duke e dërguar në dy numrin e medaljeve. Kampion Europe në
dygarësh u shpall turku Ismailov (341 kg), ndërsa në vend të dytë u klasifikua moldavi Robu (339 kg). Më pas ishte radha e ceremonisë, aty ku Briken Calja u shfaq tepër i emocionuar, teksa u ngjit dy herë në podium me flamurin tonë kombëtar.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"