Bomberi shtrëngon dhëmbët, Shkurtaj: Ndaj Flamurtarit, me çdo kusht në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 15:58

Bomberi shtrëngon dhëmbët, Shkurtaj: Ndaj Flamurtarit, me çdo kusht në fushë

Vasil Shkurtaj mbetet pa dyshim pika referuese e sulmit të Luftëtarit këtë sezon futbollistik. Cilësitë e shtatlartit vlonjat, para portave kundërshtare, për Luftëtarin janë aset më vete. Ndaj, edhe dëmtimi i pësuar në ndeshjen e fundit në përballjen me Laçin ka “pështjelluar” jo pak ambientin bluzi. Për të shuar çdo iluzion që ka të bëjë me aktivizimin e autorit të golit të parë dhe të vetëm të Luftëtarit në dy javët e deritanishme, Shkurtaj ka konfirmuar praninë në sfidën e fundjavës.

shkurtaj

“Dy ditë s’jam stërvitur me skuadrën, por kam bërë fizioterapi dhe sot (dje) jam bashkuar me grupin e lojtarëve nën urdhrat e trajnerit Millosh Kostiç. Edhe sot besoj se më duhet të marrë pak ngarkesë fizike për arsye të dëmtimit muskulor në këmbën e djathtë, por ndaj Flamurtarit do të jem i gatshëm”, tha Shkurtaj.

STATISTIKAT – 26-vjeçari është për të dytin sezon pjesë e Luftëtarit, por vetëm në gjysmën e sezonit të fundit ai iu bashkua skuadrës për të qenë i gatshëm për aktivizim. Dëmtimi, edhe pse e ka mbajtur larg vlonjatin nga tapeti i blertë, nuk i zbeh aspak cilësitë. Gjashtë gola ka realizuar Shkurtaj me fanellën bluzi të Luftëtarit sezonin e shkuar dhe një (atë përballë Laçit) javën e dytë të këtij starti të kampionatit.

luftetariii

PËRGATITJET – Dje, bluzinjtë, nën drejtimin e stafit teknik të kryesuar nga slloveni Millosh Kostiç, vijuan përgatitjet nëkompleksin sportiv “Lefter Millo” në kuadër të ndeshjes së nesërme. Flamurtari, për gjirokastritët, konsiderohet “kockë e fortë”. Megjithatë, situata në kampin bluzi është optimiste dhe të gjithë besojnë te rezultati pozitiv. Janë lojtarët bluzinj, të cilët se dramatizojnë situatën, jo për faktin se është vetëm fillimi, por ata besojnë te loja e tyre në grup dhe shpirti i garës, të cilët mund t’i kthejnë te fitorja. Edhe dje trajneri Kostiç ka punuar me të tijtë taktikisht, duke aplikuar variante të ndryshme të kushtëzuara me lojën e kundërshtarit.

TITULLARËT – Formacioni, edhe pse është herët për t’u bërë i ditur, pritet të jetë si edhe ndaj Laçit. Vendin e Xheksonit, të skualifikuar në krahun e majtë të mbrojtjes, me të gjitha gjasat do ta zërë Aurel Demo.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"