E bujshme nga Italia/ Juventusi gati t’i rrëmbejë objektivin e madh Lacios. Tare dukej se e kishte në dorë, por tani nuk…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 17:30

E bujshme nga Italia/ Juventusi gati t’i rrëmbejë objektivin e madh Lacios. Tare dukej se e kishte në dorë, por tani nuk…

Në momentin kur mendohej se mes David Silvës dhe Lacios ishte vetëm çështje firmash, papritur futbollisti spanjoll ka dalë nga radarët e klubit kryeqytetas dhe drejtorit sportiv, Igli Tare. Dhe duke u qëndruar burimeve të “Sportmediaset”, shkaktar për këtë fakt është bërë Juventusi, i cili ka ndërhyrë në sparkatë mes Lacios dhe futbollistit që u largua me parametër zero nga Mançester Siti, ndonëse mbi këtë fakt priten ende konfirmime.

d silva

LUFTË OFERTASH – Nëse Lacio dukej fare pranë, kjo e konfirmuar edhe nga fjalët e babait të tij menaxher, David Silva dukej sikur ishte shumë i kënaqur nga oferta prej 3 milionë eurosh neto në sezon, për tri vitet e ardhshme që Igli Tare i kishte ofruar mesfushorit ofensiv spanjoll, por duke shtuar brenda marrëveshjes dhe një çarter privat për futbollistin dhe një prej apartamenteve më luksoze në qendër të kryeqytetit italian.

Por papritur, ndoshta shtyrë edhe nga një prej të adhuruarve të tij më të mëdhenj, siç ka pranuar gjithmonë vetë Andrea Pirlo, ky i fundit mendohet se i ka kërkuar drejtorit Fabio Paratiçi që të mos lejojë David Silvën të nënshkruajë me Lacion. Trajneri i ri i Juventusit do donte që ta kishte në skuadrën e tij iberikasin, për t’i shtuar më shumë fantazi dhe klas mesfushës apo sulmit të skuadrës së sezonit të ardhshëm.

lacio silva

“Sportmediaset” nënvizon gjithashtu se prej pak ditësh, David Silva nuk i përgjigjet as në telefon Igli Tares, duke e nervozuar jo pak këtë të fundit, pasi asnjë përgjigje në telefon nuk ka pasur as nga ana e babait-menaxher të Silvës, ndonëse e njëjta gjë nuk ndodh, me sa duket, kur në telefon të kontakton Juventusi.

Madje, zërat e orëve të fundit thonë se Paratiçi, jo vetëm që është gati t’i ofrojë të njëjtën kohëzgjatje kontrate që ofron Lacio, pra prej 3 vitesh, por mbi të gjitha ka shtuar jo pak milionë në ofertën për 34- vjeçarin, konkretisht 5 milionë euro neto, plus bonuse. Nëse këto janë shifrat e vërteta dhe me Juventusin në mes, Lacio rrezikon që të dalë e mposhtur nga kjo tratativë.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"