Bogdani: Po bëj seleksionimet, nuk flas që tani për kundërshtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2016 | 12:12

Bogdani: Po bëj seleksionimet, nuk flas që tani për kundërshtarët

Kjo është hera e parë për Erjon Bogdanin që të përjetojë emocionet e shortit për skuadrën që drejton. I kontaktuar nga gazeta “Panorama Sport”, trajneri i sapozgjedhur i përfaqësueses U-19 nuk kërkon të vlerësojë skuadrat kundërshtare që do të vijnë në vendin tonë për të zhvilluar takimet kualifikuese, por është i fokusuar në përzgjedhjen e elementeve që do të ketë në dispozicion.

bogdani

“Për shortin do të flas më vonë… Për momentin jam duke njohur dhe vëzhguar lojtarët që janë në Greqi dhe mbasi të përfundojnë seleksionimet edhe në këtë shtet, do t’i kem idetë e qarta fillimisht për futbollistët që mund të kem në dispozicion. Unë nuk mund të vendos asnjë lloj objektivi aktualisht, pa njohur sa duhet lojtarët.

Pasi të kem një ide për këtë gjë, do të vëzhgoj mjaftueshëm edhe si kanë luajtur së fundmi Norvegjia, Ukraina dhe Mali i Zi, në mënyrë që të ndërtoj edhe një plan paraprak për t’i përballur me sukses këto kualifikuese”, ka deklaruar Bogdani për “Panorama Sport”.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"