Bjellorusia po çmend botën, Bakaj prononcim për prestigjiozen “Marca”/ Nuk është e lehtë të luash, ja çfarë na bëjnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 0:25

Bjellorusia po çmend botën, Bakaj prononcim për prestigjiozen “Marca”/ Nuk është e lehtë të luash, ja çfarë na bëjnë

Edhe pse thuajse e gjithë bota është ulur në gjunjë për shkak të Koronavirusit, në Bjellorusi vazhdojnë të befasojnë me kokfortësinë e tyre. Atje jeta vazhdon normalisht, edhe pse rastet e të infektuarve nuk kanë munguar, duke u bërë kështu një nga vendet e pakta në botë, ku futbolli vazhdon të luhet, madje edhe me tifozë.

bakaj

E përditshmja sportive spanjolle “Marca” i ka kushtuar një speciale kësaj situate, teksa ka zgjedhur të dëgjojë prononcimin e disa protagonistëve në futbollin bjellorus. Një prej tyre edhe futbollisti shqiptar, Elis Bakaj, i cili ka qenë titullar në 2 sfidat e zhvilluara së fundmi në kampionat.

Bakaj

“E dimë që nuk është e lehtë të luash tani, por duhet të tregohemi profesionsitë, edhe pse e dimë që mund të jemi në rrezik. Para çdo ndeshje duhet të kalojmë disa teste për koronavirusin dhe pastaj na matin temperaturën çdo dy ditë”, u shpreh shkurtimisht Bakaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"