Biografi i Modriç: Interi për Realin vlen sa… Kievo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2018 | 13:59

Biografi i Modriç: Interi për Realin vlen sa… Kievo

“Kështu është, Interi vlen për Realin sa Kievo për Interin”. Një postim në “Twitter”, ky, i publikuar pak dje dhe që mban firmën e Visente Azpitarte, biograf i Luka Modriç (ai që ka shkruar “El hijo de la gurra”, “Djali i Luftës”, historia e “yllit” kroat.

Modric

Sa mundësi ka që lojtari më i mirë i Botërorit të veshë fanellën zikaltër? Sipas Azpitarte, shumë pak. “Nëse shkon tek Interi, shitjet e librit do të rriteshin ndjeshëm në Itali”, ka qenë komenti ironik i një tifozi interist. Përgjigjja e Azpitarte s’vonoi: “Më mirë të flasim pas disa vitesh”, duke konfirmuar mendimin e tij të parë, se një transferim i Modriç në Milano do të ishte një hap mbrapa. Interi, ndërkohë, i ka ofruar lojtarit një kontratë 4-vjeçare me 10 milionë euro në sezon plus destinacionin Kinë për mbylljen e karrierës, te Jiangsu Suning

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"