Bicaj: Arbitri e teproi me të kuqen, Bylisi nuk është rastësisht i pari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 17:56

Bicaj: Arbitri e teproi me të kuqen, Bylisi nuk është rastësisht i pari

Ditmar Bicaj, një nga pikat e forta të skuadrës së Bylisit, u ndëshkua me karton të kuq në Laç pas dy të verdhëve. Bicaj natyrisht që ndihet keq që nuk do të kontribuojë në sfidën e radhës me Luftëtarin.

Bicaj

Mbrojtësi thotë se gjykimi gjatë ndeshjes nuk ka qenë në lartësinë e duhur e madje ndaj lojtarëve të Bylisit ka pasur kartonë pa kriter.

KARTONI – Bicaj ndalet edhe te kartoni i kuq: “Të them të drejtën në saje edhe të eksperiencës që kam, më vjen rëndë që kam marrë karton, sepse tashmë jam në një moshë më të pjekur dhe sigurisht me më shumë përvojë mbi supe. Dy kartonë janë shumë, sidomos nga mënyra si i dha gjyqtari, sepse në një rast edhe mund ta meritoja, por kundërshtari para meje meritonte të kuqen, sepse më ka goditur me bërryl në fytyrë dhe gjyqtari e anësori kanë qenë shumë afër. Më vjen keq që lashë ekipin me dhjetë lojtarë, sepse ne e rritëm ofensivën dhe e përsëris se duhej të shënonim. Kemi qenë më lart se Laçi, ndonëse jemi stepur edhe me kartonë. Gjithsesi, shohim përpara, kampionati është i gjatë”.

SYNIMET – Ka tri javë që Bylisi kryeson, por Bicaj thotë se kjo është tregues i një pune mjaft të mirë. Sipas mbrojtësit shtatlartë, skuadra po bën detyrën e ndoshta duhet të kishte edhe më shumë pikë, por duhet të jetë me “këmbë në tokë”.

“Shikoni, nuk është rastësi që jemi për 3 javë në vend të parë. Rastësi është vetëm kur je një javë apo dy javë… Ne kemi treguar stabilitet dhe qëndrueshmëri, lojë të bukur e me aksione në çdo javë dhe në rritje madje. Por, duhet ta ruajmë këtë ecuri, kemi mundësi për më shumë, sepse unë e shoh që kemi një grup me të rinj dhe shumë të talentuar që kanë dëshirë të punojnë, të tregojnë vlera. Sigurisht, meritë ka presidenca për grupin apo dhe trajneri Dovedan. Na përkrah shumë, ka shumë vepra e pak fjalë. Ndihma ime, e Hidit dhe Goxhës apo Peposhi, Frenki, Ndreca, Guindo që e kemi provuar elitën, do të jetë maksimale”, theksoi qendërmbrojtësi lezhjan për “Panorama Sport”.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"