Besëlidhja firmos me Radovanin, Bushi shpall “divorcin” me lezhjanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 17:32

Besëlidhja firmos me Radovanin, Bushi shpall “divorcin” me lezhjanët

Besëlidhja i kthehet zakonit të munguar prej muajsh. Të mërkurën kanë kryer ndeshjen e kontrollit, për llogari të javës së parë. Kampionati nis të shtunën dhe stafi teknik po vendos piketat finale para se të zbresin në fushë. Lezhjanët do ta ngrenë siparin e këtij sezoni në shtëpi, ku do të presin Bylisin e rënë nga elita.

Partizani Beselidhja miqesore

Trajneri tashmë e ka menduar njëmbëdhjetëshin dhe skemën që do të përdorë ndaj ballshiotëve, e megjithatë disa dilema të vogla i ka ende. Alban Bruka po punon për t’u dhënë dorën e fundit përgatitjeve, pasi synimi është që garën ta nisin me një fitore dhe bindëse. Kjo është e vetmja formë për të dëshmuar forcën dhe pretendimet.

Lezhjanët e nisin edicionin e 14-të radhazi në Kategorinë e Parë dhe pa frikë mund të thuhet se është një rekord “i zi” në historinë 91-vjeçare të këtij klubi. Besëlidhja si objektiv ka vetëm ngjitjen, pasi janë lodhur duke luajtur në inferiore.

Mesfushori Ded Bushi nuk është përfshirë në listën e federimeve për sezonin 2021-2022. Këtë e konfirmon vetë lojtari kurbinas, me një deklaratë të shkurtër të dhënë për “Panorama Sport”: “Nga sot unë nuk do të jem më pjesë e Besëlidhjes. Këtë vendim e mora vetë pasi dua që të vijoj në një drejtim të ri. Dua t’i falënderoj të gjithë për kohën që kam kaluar te Besëlidhja. Ju faleminderit”. I fundit që ka firmosur me Besëlidhjen dhe është shtuar në listë është shkodrani Angjelo Radovani.

PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"