Besëlidhja, edhe kalendari në “opozitë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2012 | 13:41

Besëlidhja, edhe kalendari në “opozitë”

Skuadra lezhjane nuk mundi të shkonte më tej se një barazim pa gola me Kamzën. Besëlidhja, një nga ekipet kryesore për t’u ngjitur në Superiore, në 12 javë ka 14 pikë dhe renditet e 10-ta. Besëlidhja ka 3 fitore, nga 6 takime të luajtura në shtëpi dhe po kaq barazime, ndërsa në transfertë ka 2 barazime dhe 4 humbje, çka e bën matematikisht të vështirë objektivin. Fundjavën e ardhshme luajnë në transfertë kundër Dinamos, që është vetë në telashe dhe do të bëjë të pamundurën për të marrë tri pikët e shtëpisë. Pas Dinamos, Besëlidhja pret në shtëpi Partizanin dhe e mbyll fazën në Fushë-Krujë ndaj Ilirisë. Kjo e fundit është paraqitur mjaft mirë këtë fazë.
P.Gjikola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"