Benzema bën “mea culpa”: E kam ndihmuar Vinisius të bëhet më i mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 15:00

Benzema bën “mea culpa”: E kam ndihmuar Vinisius të bëhet më i mirë

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, është zgjedhur si lojtari francez më i mirë i vitit 2021, duke mposhtur Kilian Mbape. 34-vjeçari foli në një intervistë për një revistë franceze, ku përmendi dhe raportin e tij me Vinisius Jr.

benzema vinisius

Përpara disa kohësh, Benzema u bë pjesë e një debati në distancë me sulmuesin brazilian, ku në një video francezi fliste me Mendi: “Mos ja paso topin Vinisius, betohem që ai luan kundra nesh!”. Por duket se raportet mes dy sulmuesve kanë ndryshuar.

“Unë përpiqe që t’i bëj të tjerët më të mirë. Vinisius për shembull. Ai po performon ashtu siç duhet të bënte qëkur erdhi. Ai është një lojtar i mirë. Thjesht duhet të flasësh me të. E dija që ai ishte i aftë për të bërë më shumë” u shpreh Benzema.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"