Befason Tirana: Lejuam që Kobina të ikte në Egjipt për… mirëqënien e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 22:20

Befason Tirana: Lejuam që Kobina të ikte në Egjipt për… mirëqënien e tij

Klubi i Tiranës ka njoftuar se e ka lejuar Kobinën të transferohet në Egjipt, për mirëqënien e tij. Një ndër futbollistët më të rëndësishëm të bardhebluve në sezonin e titullit është larguar përfundimisht drejt klubit të Kleopatrës.
iken kobina
Bie në sy fakti që Tirana nuk përmend ndonjë ofertë të rëndësishme për largimin e lojtarit, porse ka menduar për mirëqenien e tij.

Ja komunikata e klubit bardheblu:

Klubi i Futbollit Tirana njofton shitjen e kartonit të lojtarit Ëinnful Essua Cobbina.

Klubi njofton zyrtarizimin e marrëveshjes me Cleopatra Football Club. Pavarësisht dëshirës së madhe të klubit për ta patur lojtarin pjesë të kampit bardheblu, klubi i bashkohet dëshirës primare për mirëqënien e lojtarit. KF Tirana i uron suksese në këtë rrugëtim të ri.

Kujtojmë që mesfushori ganez pak kohë më parë u pajis me pasaportë shqiptare dhe u shndërrua në një “mollë sherri” në politikë, pas përplasjes mes qeverisë dhe presidencës. Ai u dënua gjithashtu edhe nga gjykata e shkallës së parë për falsifikim dokumentesh me 100 orë punë të detyruar.

kobinaaaaa tirana

FOTO/ Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”, Kobina largohet nga Tirana dhe prezantohet te… Kleopatra

EKSKLUZIVE/ Kleopatra rrëmben Kobinën, ja sa përfiton Tirana nga shitja e futbollistit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"