FOTO/ Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”, Kobina largohet nga Tirana dhe prezantohet te… Kleopatra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 23:53

FOTO/ Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”, Kobina largohet nga Tirana dhe prezantohet te… Kleopatra

Uinful Kobina është futbollisti më i ri i klubit egjiptian Seramika Kleopatrës. Ashtu siç paralajmëroi “Panorama Sport”, ganezi do të luajë tani e tutje me ekipin e futbollit egjiptian.
125804651_732134924064964_3564701182805115132_n (1)

Mesfushori 27-vjeçar është prezantuar sot te skuadra e re. Nga transferimi i tij, 25-herë kampionët e Shqipërisë përfitojnë 150 mijë euro.

Kobina u kthye në njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të Tiranës në dy sezonet e kaluara duke arritur të fitojë dhe titullin kampion. Pasi u dënua për falsifikim dokumentesh nga Gjykata e Tiranës me 100 orë punë në publik, u shtuan zërat se ai do të largohej nga Tirana.

Sot, ai ndan rrugët me 25-herë kampionët e Shqipërisë.

EKSKLUZIVE/ Kleopatra rrëmben Kobinën, ja sa përfiton Tirana nga shitja e futbollistit

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"